Lavezzi pensionohet nga futbolli

Ish sulmuesi i Napolit dhe Paris Saint Germain Ezequiel Lavezzi, ka komunikuar tërheqjen nga futbolli i luajtur në moshën 34-vjeçare.

E ka bërë me një mesazh në rrjetet sociale përpara ndeshjes së tij të fundit me klubin kinez Hebei.

“Do të jetë ndeshja ime e fundit si futbollist profesionist. Kam qenë shumë i lumtur brenda fushës së blertë. Po iki tani që ndihem akoma i dobishëm. Faleminderit të gjithëve për përkrahjen”, shkruan Lavezzi.

Në 3 vitet e gjysmë që luajti në Kinë “El Pocho” ka arritur të realizojë 35 gola. Ndërkohë me kombëtaren argjentinase Lavezzi numëron 51 paraqitje dhe 9 gola të shënuar.