Kandidatja për deputete nga koalicioni AAK-Ideal-Nisma, Lavdije Deliu, është takuar me njeriun e fuqishëm nga partneri i koalicionit – AAK-ja, Daut Haradinaj.
Ajo ka thënë se kur liderët bashkohen, fuqia e tyre frymëzon një të ardhme më të ndritur, shkruan Ballkani.info.
Ndryshe më parë, Deliut mbështetjen publike ia kishte konfirmuar ish-kreu i Skenderajt, Bekim Jashari dhe gjenerali Nuredin Lushtaku, me të cilin garojnë si dy përfaqësuesit e vetëm të ‘Idealit’.
Deliu kandidon me numër 54.







