Koalicioni parazgjedhor AAK-Nisma-Intelektualët, Ideal, ka mbajtur takim me qytetarët në Fushë Kosovë.

Përveç liderëve të koalicionit, pjesë e këtij tubimi ishte edhe kandidatja për deputete, Lavdije Deliu.

“Banorët e Fushë Kosovës,  të rreshtuar drejtë koalicionit Për Kosovën Fituese #137”, ka shkruar Deliu.

Zonja Deliu në listën zgjedhore garon me numër 54.