Kandidatja për deputete nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Lavdie Rexhepi, ka thënë se AAK-ja është e vetmja ofertë për qytetarin që paraqet në detaje se si ringjallet ekonomia e cila është dëmtuar shumë nga pandemia.
‘Nuk e themi vetëm ne, e thonë të gjithë se programi i Aleancës është e vetmja ofertë për qytetarin që paraqet në detaje se si ringjallet ekonomia e cila është dëmtuar shumë nga pandemia, si zhvillohet ajo, që flet me saktësi për cilësinë në arsim, për drejtësinë, kulturën, turizmin, dhe që mundëson hapjen e vendeve të reja të punës në mënyrë që rinia jonë të jetojë e punojë në vendin e vet’, ka shkruar Rexhepi në Facebook.
Më tej ajo ka thënë se për të ndodhur zhvillime pozitive, Republika jonë ka nevojë për një President figura e të cilit paraqet unitet e siguri, që është këmbëngulës në të drejtën e popullit dhe shtetit tonë, e ai është Ramush Haradinaj.
‘Për të ndodh të gjitha këto zhvillime pozitive, Republika jonë ka nevojë për një President figura e të cilit paraqet unitet e siguri, që është këmbëngulës në të drejtën e popullit dhe shtetit tonë, e ai është Ramush Haradinaj. Do të ishte shumë mirë nëse do të kishim edhe shumë të tjerë si Haradinaj, por mbetet i vetmi që mund ta bëjë krenare Kosovën dhe të garantoj të ardhme të sigurt’, ka shkruar tutje ajo.







