Lautaro Martinez ka siguruar se është i lumtur te Interi, dhe se te skuadra zikaltër ndihet si në shtëpinë e tij.
Sulmuesi argjentias është lidhur jo pak herë me Barcelonën, për të zëvendësuar Luis Suarez.
Lautaro ka shënuar tetë gola për Interin këtë sezon, duke ndihmuar skuadrën të sfidojë Juventusin për kreun e tabelës.
“Unë jam i lumtur këtu, është shtëpia ime dhe i besoj Contes”, ka thënë 22 vjeçari për La Repubblica.
“Interesimi nga klubet tjera do të thotë se unë po zhvillohem dhe po punoj në mënyrën e duhur. Kjo është gjëja më e rëndësishme për mua”.







