Lautaro Martinez u rrëmbye nga lotët para finales së Ligës së Kampionëve të Interit kundër Paris Saint-Germainit, me argjentinasin që ka deklaruar se kjo është koha e duhur për ta fituar atë.
Finalja e madhe mes Interit dhe PSG-së do të luhet nesër (e shtunë) me fillim nga ora 21:00 në Munich të Gjermanisë.
Kapiteni foli për Sky Sport Italia përpara se të hynte në konferencën e tij për shtyp dhe u prek deri në lot nga një video që tregonte mesazhe nga nëna, babai, gruaja dhe fëmijët e tij.
“Është e vështirë të flas, sepse më shtyjnë të mos dorëzohem kurrë. Dua vërtet t’i falënderoj dhe t’ua dedikoj atyre fitoren në Ligën e Kampionëve”, tha Lautaro Martinez mes lotësh.
Kjo është finalja e tij e dytë e Ligës së Kampionëve në vetëm tre vjet, pasi skuadra e Interit është praktikisht e njëjta me atë që humbi 1-0 ndaj Manchester Cityt në vitin 2023.







