Laura Fazliu kalon pengesën e parë në Kampionatin Botëror të xhudos

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu ka kaluar pengesën e parë në Kampionatin Botëror të Xhudos që po mbahet në Doha të Katarit.

Fazliu në raundin e parë mposhti Nadia Matchiko Gumendego në kategorinë -63 kilogram dhe vazhdon luftën për medalje të artë, shkruan Lajmi.net.

Në raundin tjetër, ajo do të përballet me xhudisten nga Kroacia, Iva Oberan.

Kujtojmë që Kosova ende s’ka fituar asnjë medalje në këtë kompeticion madhor, ku dje kemi parë eliminimin e Akil Gjakovës dhe Nora Gjakova.

Kurse në ditën e parë të Kampionatit Botëor u mposht edhe Disitria Krasniqi.