Laura Fazliu e kërkon medaljen e bronztë në Botërorin e juniorëve

Në Kampionatin Botëror për Juniorë që po mbahet në Marrakesh të Marokos, sot garuan Flaka Loxha (-57kg) dhe Laura Fazliu (-63kg).

Laura Fazliu do të ndeshet për medalje të bronztë, pas 4 fitoreve dhe 1 humbje.

Fazliu në ndeshjen e parë mposhti me Ippon italianen Nicolle D Isanto.

Në ndeshjen e dytë mposhti me Wazaari dhe Ippon garuesen nga Kazakistani Krisitina Sotnikova.

Fazliu në ndeshjen e tretë mposhti poashtu me Wazaari dhe Ippon polaken Natalia Kropska.

Në çerekfinale ajo humbi me Wazaari nga serbja Anja Obradovic, kështu ajo u kualifikua të ndeshej në repasazh.

Laura në repasazh mposhti me Ippon garuesen gjermane Annabelle Winzig.

Fazliu pë medalje të bronztë takohet me garuesen nga Çekia Renata Zachova.

loading…