Lauda & Sena: “Njeriu i zjarrit” dhe “Njeriu i shiut”

Niki Lauda e ndjente shpirtin e makinave si ritmin e flakës së kandilit, ndërsa Ayrton Sena ndjente ritmikën e piklave të shiut në zhaurimën e motorit të makinës…!?

Kurrë nuk m’ka pëlqy Formula One por në këtë aventurë, ngasje & sport $ spirit m’ka pëlqy guximi ekstrem i shoferëve (pilotëve) legjendarë si Niki Lauda dhe Ayrton Sena.
E kam pyet shpesh Leart Hoxhën, si njohësin ma t’mirë, simas meje i Formula 1, se çfarë ka tërheqëse në këtë sport?
-Rreziku!, më thojke, “rreziku rritë adrenalinën për me mbijetue”!?
I pari austriak kampion i trefisht (për Ferrarin më 1975, 1977 dhe McLaren më 1984) i dyti brazilian, poashtu tre herë i pari (McLaren më 1988, 1990 dhe 1991.)
Profilet poetike të tyne kishin me qenë:
I pari “Njeriu i zjarrit” kurse i dyti “Njeriu i shiut”. Pse?
I pari jetoi plot 70 kurse i dyti 34.
Lauda mbahet mend për vullnetin e të jetuemit edhe i shpërfytyruem pasi që makina e tij mori flakë: “Une kam arsye për me u doktë i shemtuet – shumë njerëz tjerë nuk kanë”!?
E i dyti, Ayrton Sena ishte i pasionuem në shpejtësinë e t’jetuemit, si ato notat në fund të një Koncerti Piano që kur bienntë doket se shi po bjen…
Nuk e mbijetoi “rrëshqitjen” në Imola, Itali, më 1 maj 1994. Shiu, thoshte se i ndihmonte të fitonte garën…
Historitë e dy kampionëve të trefisht vetëm në dukje janë të ndryshme.
Shpejtësia ndjell gjumin.
Edhe zjarri në oxhak.
Lauda vdiq në gjumë.
Sena, në një dimension të kondensuar të gjumit!???
A jeni ndalë ndonjëherë ngéshëm me i dëgjue tingujt e flakëve tek lëpijnë barin me gjuhë të artë dhe ramjen ritmike të shiut?
Legjendat e shekullit 20 po ikin rendshëm…
Kujtesë. Nostalgji.
Kur Ernest Hemigway mori Nobel tha: “Sa i thjeshtë do të ishte të bërit e letërsisë, nëse do të ishte e nevojshme të shkruhej në një mënyrë tjetër, ajo që tashmë është shkruajtur, dhe mirë madje. Pikërisht se kemi patur shkrimtarë të mëdhenj në të kaluarën, sot janë shtyrë shumë limitet e asaj ku një shkrimtar mund të shkojë, përtej, atje ku askush nuk mund ta ndihmojë.”

Këta dy njerëz i kanë shty limitet se ku mund të arrijë një pilot i Formula 1.
Sikur që i kanë shty limitet e ketërsisë Coetze në prozë ose Transtromer në poezi!?