Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, i cili në zgjedhjet lokale të 12 tetorit e kërkon edhe një mandat, sot e ka prezantuar edhe një kandidat për Asamblenë komunale.
“Në një atmosferë të ngrohtë familjare, mes miqsh, bashkëluftëtarësh dhe njerëz që ndajnë të njëjtat vlera, po paraqes kandidaturën për Asamblenë Komunale të Rahovecit të Feriz Thaçit nga fshati Çifllak”, ka shkruar Latifi.
Ferizi nuk është emër i panjohur, ai është luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një njeri i përkushtuar ndaj vendit, që ka dhënë kontribut në kohë lufte dhe po vazhdon me përkushtim në kohë paqeje.
Si bashkëluftëtar dhe bashkudhëtar i tij, shkruan tutje Latifi, e njoh nga afër vendosmërinë, guximin dhe ndershmërinë që e karakterizon, cilësi që i ka bartur me përgjegjësi edhe në shërbimin ndaj qytetarëve dhe në përfaqësim e mbrojtje të interesit të përgjithshëm.
“Një djalë aktiv, i palodhur dhe gjithmonë në terren, Ferizi është përfaqësuesi që nuk rri në zyrë, por në mesin e njerëzve, i gatshëm të dëgjojë, të propozojë e të punojë për të mirën e përbashkët. Ai vjen nga një familje e nderuar, me vlera dhe me traditë, që gjithmonë ka qëndruar në krah të proceseve të rëndësishme për vendin. Ferizi e njeh nga afër jetën dhe sfidat e qytetarëve dhe pikërisht për këtë arsye, angazhimi i tij është i sinqertë dhe i qëndrueshëm sepse ai nuk premton për t’u dukur, por për të ndryshuar gjërat me punë dhe me përkushtim. Mbështeteni Ferizin, zërin e luftës, të së drejtës dhe të qytetarit të ndershëm në Kuvendin Komunal!”, ka shkruar Latifi.







