Kjo është nëntoger Flora Thaqi. Ajo është takuar me kryetarin e Rahovecit, Smajl Latifi.
“Flora është shembull i vajzave që i shërbejnë vendit me nder dhe krenari”, ka shkruar Latifi pas takimit me Flora Thaçin nga fshati Kramovik.
“Flora është gruaja e parë në komunën tonë, e cila diplomoi në Akademinë Ushtarake të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, duke dëshmuar përkushtim, vendosmëri dhe disiplinë të lartë, virtyte që e kanë shoqëruar në çdo hap të këtij rrugëtimi të vështirë por fisnik”, ka shkruad kryetari Latifi.
I pari i Rahovecit i ka dhënë mirënjohjen me motivacionin: “Për suksesin gjatë studimeve, për përkushtimin, për disiplinën, si dhe për avancimin në karrierën ushtarake me gradën e parë të oficerit: NËNTOGER, pas diplomimit në Akademinë Ushtarake të Forcave të Armatosura të Shqipërisë”.
“Flora është dëshmi se forca e gruas nuk njeh kufij, as në uniformë, as në ideal. Ajo është frymëzim për të rinjtë tanë dhe krenari për komunën tonë. I uroj sukses të vazhdueshme në misionin e saj ushtarak dhe i qëndroj gjithmonë pranë në çdo hap të rrugëtimit profesional e atdhetar”, ka shkruar ai.







