Latifi: Përçarja e LDK-së po ia mundëson suksesin Vetëvendosjes sikur PDK-së në vitin 2007

Filozofi Blerim Latifi ka thënë se përçarja e krahut të luftës në vitin 2000 ia ka mundësuar LDK-së që të marrë pushtetin dhe ta mbajë për shtatë vite.

Në një shkrim në Facebook, Latifi ka thënë se përçarja e LDK-së në vitin 2007-të ia ka mundësuar PDK-së që të bëhet partia e parë dhe ta udhëheq vendin për disa vite me radhë.

“Pse LDK-së po i kushtojnë kaq shumë përçarjet e brendshme? Sepse pas Rugovës ajo nuk arriti asnjëherë të krijonte një lider atëror të partisë. PDK dhe VV i shpëtuan fatalitetit të përçarjes sepse liderët e tyre e kishin këtë lloj autoriteti atëror. Partitë politike në Kosovë ende funksionojnë me logjikën e vëllazërive fisnore, të cilat, sapo humbin babën, ndahen”, ka shkruar Latifi.

Shkrimi i plotë:

Përçarja e krahut të luftës në vitin 2000, ia mundësoj LDK-së të marrë pushtetin dhe ta mbajë shtatë vjet atë.Përçarja e LDK-së në vitin 2007, ia mundësoj PDK-së të bëhet partia e parë në Kosovë dhe ta udhëheq vendin për shtatë vjet me rradhë.Përçarja e dytë e LDK-së po ia mundëson tash Vetëvendosjes suksesin e PDK-së të vitit 2007. Pse LDK-së po i kushtojnë kaq shumë përçarjet e brendshme? Sepse pas Rugovës ajo nuk arriti asnjëherë të krijonte një lider atëror të partisë.PDK dhe VV i shpëtuan fatalitetit të përçarjes sepse liderët e tyre e kishin këtë lloj autoriteti atëror. Partitë politike në Kosovë ende funksionojnë me logjikën e vëllazërive fisnore, të cilat, sapo humbin babën, ndahen.