Profesori i filozofisë, Blerim Latifi, ka krahasuar veprimin e heqjes së fotografive të heroit kombëtarë, Skënderbeut dhe ish-presidentit Ibrahim Rugova, nga një imam kosovar, me veprimet e paraluftës së policëve të Millosheviqit dhe paramilitarët e Arkanit.

Sipas Latifit, njëjtë tash po sillen disa hoxhallarë vehabi në Kosovë.

Tutje, filozofi kosovarë thotë se ndonëse janë veprime në kohë të ndryshme, të dy palët kanë të njëjtin qëllim – “të luftohet identiteti kombëtar i shqiptarëve”.

“Një hoxhë në Karaqevë i paska hequr fotografitë e Skënderbeut, Ibrahim Rugovës e figurave tjera kombëtare nga muri i një objekti ku qenka duke u mbajtur një e pame. Para luftës këto fotografi na i hiqnin policët e Milosheviqit dhe paramilitarët e Arkanit, e pas luftës hoxhallarët vahabistë. Kohët janë të ndryshme, heqësit e fotografive kanë emra të ndryshëm, por qëllimi mbetet i njëjtë: të luftohet identiteti kombëtar i shqiptarëve”, ka shkruar Blerim Latifi në facebook.