Latifi: Mes Veliut e Kurtit fitoi ky i fundit sepse ka imazhin e politikanit të pakorruptueshëm

Analisti politik Blerim Latifi, ka thënë se gara në Podujevë ishte mes Albin Kurtit dhe Agim Veliut.

Latifi përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Kurti po përdorë kartën e politikanit të pakorruptueshëm, kartë kjo me të cilën sipas tij Kurti do i mund të gjithë në zgjedhje.

E këtë imazh i Kurtit sipas tij do fuqizohet derisa nuk e konsumon një mandat në pushtet.

Postimi i plotë:

Gara në Llap nuk ishte midis Bulliqit dhe Rudarit. Ishte midis Kurtit dhe Veliut. Kurti e ka në dorë një kartë me të cilën do t’i mund të gjithë në zgjedhje: imazhin e politikanit të pakorruptueshëm. Dhe derisa nuk e konsumon një mandat në pushtet, ky imazh i tij veç do të vazhdoj të fuqizohet. Kot ia përplasin fytyrës shkeljet e abuzimet që zyrtarë të tij i bëjnë herë pas here. Situata e tij është si ajo me Rugovën: njerëzit rreth Rugovës qeverisnin keq, abuzonin, por ai me imazhin e rrënjosur të njeriut të mirë vazhdimisht i fitonte zgjedhjet, derisa nuk e mori vdekja.