Latifi: Deputetët e Listës Serbe shkojnë vazhdimisht në Beograd, s’futen në karantinë

Analisti politik, Blerim Latifi, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se situata e krijuar me kryetarin e AKR’së është tragjikomike.

‘’Është komedi politike që e kemi konsumuar që dy ditë. Është komedi se ka krijuar një situatë për mendimin tim tërësisht të panevojshme’’, thotë ai.  

‘’Po më vjen keq që ni si Kosovë po prodhojmë këso lajmesh tragjikomike, në qendër të së cilës tani është kryetari i ARK’së, deputet i Kuvendit. Nëse do të kishte vullnet të mirë, zgjedhja do të ishte e qartë. Atij do i bëhej një kontroll në aeroport. Prej aty do vazhdohej’’

Por Latifi shton se nuk duhet të përdorën standartet e dyfishta.

“Nuk duhet të ketë standarte të dyfishta. Ka lajme se deptuetë të Lsitës Serbe kanë udhëtuar në Beograd. Pra në një shtet tjetër”,, thotë Latifi.