Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Transportit ka bërë të ditur se ka larguar nga puna shoferin dhe ka pezulluar konduktorin për 10 ditë deri në verifikimin e plotë të rastit pas një incidenti në linjën e autobusit 3A, ku sjellja e shoferit ndaj nxënësve ka qenë e papranueshme.

Përmes një reagimi në Facebook, kjo drejtori ka dënuar veprimet që rrezikojnë “sigurinë e fëmijëve dhe qytetarëve tanë dhe jemi të përkushtuar të garantojmë një transport publik të sigurt dhe të përgjegjshëm.”

Postimi:

Reagim lidhur me incidentin në linjën 3A

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Transportit është njoftuar për një incident të ndodhur në linjën e autobusit 3A, ku sjellja e shoferit ndaj nxënësve ka qenë e papranueshme.

Menjëherë pas marrjes së informacionit dhe analizimit të videos, janë ndërmarrë masat e nevojshme:

 Shoferi i përfshirë është larguar nga puna.

 Konduktori është pezulluar për 10 ditë deri në verifikimin e plotë të rastit.

Ne dënojmë çdo veprim që rrezikon sigurinë e fëmijëve dhe qytetarëve tanë dhe jemi të përkushtuar të garantojmë një transport publik të sigurt dhe të përgjegjshëm.

 Ftojmë qytetarët që të raportojnë çdo rast të ngjashëm dhe të kontribuojnë në përmirësimin e shërbimeve tona!