Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar pamje duke larguar billbordat ilegale në Zveçan.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’, duke thënë se simboli i vetëm i Serbisë në Kosovë, do të jetë ambasada e saj në Prishtinë.

“Simboli i vetëm i Serbisë brenda shtetit tonë do të jetë ambasada e saj në Prishtinë. Sot në Zveçan janë larguar billbordet ilegale me simbole dhe imazhe të diktatorëve e agresorëve të cilat janë të papranueshme në Republikën e Kosovës”.

Ai tutje ka thënë se Kosova, është e përcaktuar për vlerat demokratike të saj.

“Si institucione mbesim të përkushtuar për rend e ligj dhe zbatim të kushtetushmërisë në çdo pjesë të vendit tonë”.

“Këto billborde e imazhe të fashistëve e agresorëve si Vladimir Putin dhe kundërshtarëve të shtetit tonë, Këto imazhe nuk do të gjejnë vend në shtetin tonë”.

BONUS VIDEO: Fluks i madh për pasaporta, qytetarët po presin deri në një muaj për t’u pajisur me to