Sot janë betuar asamblistët e rinj në Zubin Potok.
Mbledhja është mbajtur në Zyrën lokale të komuniteteve, aty ku funksionon edhe administrata komunale në fshatin Çabër, Zubin Potok.
Ndryshe, KQZ ditë më parë kishte certifikuar asamblistët e rinj në komunën e Zubin Potokut.
Më 14 dhjetor në Kuvendin Komunal në Mitrovicë të Veriut janë betuar 14 asamblistë të rinj të cilët vijnë nga Iniciativa Qytetare, kjo pas dorëheqjes së asamblistëve të Listës Serbe në fillim të muajit nëntor.







