Laporta: Barcelona do të bëj 3 apo 4 transferime të reja

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka gëzuar tifozët e Barcelonës me deklaratën e fundit.

Ai ka thënë se klubi katalan gjatë kësaj merkato verore do të bëj edhe 3 apo 4 transferime të reja.

“Përveç transferimeve që kemi bërë, ne planifikojmë të bëjm 3 ose 4 transferime të reja. Ne do të krijojmë ekip kompetitiv, ne duam të fitojmë Ligën e Kampionëve dhe çdo gjë tjetër”, u shprehë presidenti katalan.

Dje, Barcelona zyrtarizoi transferimin e Memphis Depayt. Përveç tij, katalunasit deri më tani kanë transferuar Eric Garcian, Emerson Royla dhe Kun Aguero.