“Lamtumirë legjendë e humorit”, Arian Agushi reagon për lajmin e vdekjes së Rasim Thaçit

Artisti i njohur Rasim Thaçi-Cima ka vdekur sot.

Artisti i njohur Rasim Thaçi-Cima sot ka humbur betejën me virusin vdekjeprurës COVID-19.

Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e aktorit të cilët treguan se ai ka vdekur sot më datën 26 mars.

Të shumtë ishin ata që ngushëlluan familjen e aktorit përmes postimeve të ndryshme në rrjete sociale.

Së fundmi Arian Agushi i njohur nga publiku si Gold AG ka ngushëlluar familjen e artistit përmes rrjeteve sociale ku u shpreh tejet i pikëlluar për lajmin e marrë.

“Lamtumirë legjendë e humorit, qeshëm me ty atëherë kur ishim të rrethuar nga mërzia dhe trishtimi.Zoti të faltë me mëshirën e tij e me Xhenet të shpërbleftë “, shkroi Gold AG në mbishkrimin e fotografisë.