Lamtumirë fryerje barku, me konsumimin e këtyre katër ushqimeve

Ndjesia e fryrjes së stomakut është një problem i zakonshëm shëndetësor, që prek një numër të madh njerëzish.

Kjo mund të rezultojë si pasojë e ushqimeve që bartin në vete shumë kalori, për shkak të problemeve me tretjen, reduktimit të baktereve të mira në zorrë, kapsllëkut, gazrave, e shume fenomeneve të tjera.

Nëse vuani nga fryrja e barkut dhe problemet me tretjen, atëherë juve iu rekomandohet të ndaloni konsumimin e pijeve me gaz, bishtajoreve, produktet e djathit, ushqimet e kripura dhe pikante, brokolin dhe lakrën, mishin e kuq etj.

Në anën tjetër, ekzistojnë katër ushqime që ndihmojnë në lehtësimin e tretjes dhe reduktimit të gjasave të shfaqjes së kësaj gjendjeje shëndetësore.

Ndiqeni listën e plotë të tyre më poshtë:

Ananasi: ka veti të fuqishme anti-inflamatore dhe ndihmon në tretjene ushqimit.

Uthulla e mollës: kur ndiheni shumë të fryrë pini një gotë ujë të vakët me një lugë uthull molle. Ajo është një përbërës shumë i mirë në eleminimin e gazrave dhe fryrjes.

Çaj kamomili: ka veti anti-inflamatore, qetësuese dhe do t’ju qetësonte shumë në këto raste.

Limoni: është i pasur me vitaminë C dhe ndihmon në tretje. Pini një gotë ujë të përzier me lëng të freskët limoni çdo mëngjes esëll.