Ministri i Kulturës

“Lamtumirë artist i madh!”, Çeku ngushëllon për vdekjen e aktorit Xhevat Qorraj

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka ngushëlluar për vdekjen e aktorit Xhevat Qorraj.

Ai tha se vdekja e tij është një humbje e madhe për artin dhe kulturën, por shtoi se ai do të mbahet mend gjatë për artin e tij.

“Lajmi për vdekjen e Xhevat Qorrajt, një prej aktorëve më të spikatur të teatrit dhe kinematografisë shqiptare, na trishtoi të gjithëve. Një humbje e madhe për artin e kulturën, por me një galeri të pasur rolesh, Qorraj do të mbahet mend gjatë dhe do të vazhdojë të ndriçojë rrugën e artit për shumë breza. Ngushëllime të sinqerta për familjen dhe të gjithë komunitetin artistik”, ka shkruar ai.

Xhevat Qorraj ka lindur në vitin 1947 në fshatin Carrabreg të Deçanit.

Ai ka luajtur në një numër të madh filmash të ‘Kosova Filmit’ dhe të tjerë: ‘Si të vdiset’, ‘Proka’, ‘Rojet e Mjegullës’ etj. Ai gjithashtu ka luajtur edhe në filma e seriale televizive.