Trajneri i Chelsea, Frank Lampard, ka thënë se portieri Kepa Arrizabalaga do të jetë titullar në ndeshjen kundër Liverpool që zhvillohet të martën  në kuadër të FA Cup.

E ardhmja e spanjollit është vënë në pikëpyetje te klubi londinez kohët e fundit, shkruan Goal.

Kepa ka humbur pozitën javët e fundit ku zgjedhje e parë për Lampard ka qenë Willy Caballero, çka ka rritur fjalët se Kepa i ka ditët e numëruara.

“Ai ka qenë profesional siç është pritur”, ka thënë Lampard.

“Ai është stërvitur mirë, ka mbajtur kokën poshtë dhe i ka dhënë përkrahje ekipit dhe grupit. Secili lojtar është nënë kontroll dhe gjithçka varet nga stërvitjet dhe si ata paraqiten”.