Lamborghini prezanton makinën e re super të shpejtë

Lamborghini ka prezantuar një makinë të re, që është një version i ri i Lamborghini Huracan.

Bëhet fjalë për Lamborghini Huracán Tecnica, një makinë dyvendëshe, me motor V10 prej 5.2 litrash, 640 kuajt fuqi të të cilit e lejojnë që të arrijë një shpejtësi maksimale prej 325 km/h.

Ndërkohë, nga 0 në 100 km/h shkon për 3.2 sekonda.