25 vjeçari Mentor Aliu, është personi që u vra sot në Ferizaj.
Viktima gjeti vdekjen pasi ndaj tij u shti me armë zjarri derisa ishte duke ecur në qytet i shoqëruar nga shoku i tij.
Burime të Ballkani.info kanë thënë se për këtë rast janë arrestuar dy persona.
Dyshohet se vrasja u krye për gjakmarrje. /Ballkani.info/









