Policia e Shtetit

Lajmi se në Rinas ka rënë sistemi TIMS – i pavërtetë, thotë Policia e Shtetit

Lajmi se në Rinas ka rënë sistemi TIMS, nuk është i vërtetë, tha Policia e Shtetit.

Ajo tha se ky sistem funskionon në të gjitha pikat e kalimit kufitar, dhe te asnjëra nuk është evidentuar ndonjë problematikë.

“Sistemi TIMS funksionon normalisht në të gjitha pikat e kalimit kufitar dhe në asnjë pikë kalimi nuk është evidentuar asnjë problematikë, përveç fluksit të shtuar të turistëve dhe vizitorëve që hyjnë në vendin tone”, njoftoi policia.

“Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht për t’iu ofruar shërbim sa më cilësor të gjithë qytetarëve në hyrje dhe dalje, në pikat e kalimit kufitar, si dhe ka rritur vigjilencën për kapjen e shtetasve në kërkim, parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare”, shtoi ajo.

“Lajme të tilla të pavërteta të cilat krijojnë pakënaqësi dhe cenojnë imazhin e punës së Policisë, duhet të konfirmohen nga autoritetet policore”.