Lajmi që prisnit, ja kur do të bjerë dëborë në Tiranë

“Mbrëmjen e të martës duke u gdhirë e mërkura pritet që në Tiranë të ketë reshje bore”.

Kështu deklaroi për Vizion Plus metereologu Metodi Marku i cili theksoi ndër të tjera se të martën temperaturat do të ulen akoma më shumë.

I ftuar në emisionin e mëngjesit “7pa5” metereologu Metodi Marku deklaroi gjithashtu se ditën e mërkurë do të ketë një rritje temperaturash.

Kjo rritje që do të reflektohet deri në fund të javës.