Futbollistët dhe klubet i shfrytëzuan rrjetet sociale për ta shprehur pikëllimin e tyre dhe për ta ngushëlluar familjen pasi policia e konfirmoi dje se trupi i nxjerrë nga fundi i detit ishte i Emiliano Salas.

Piper Malibu, lloji i aeroplanit të fundosur në det, u zhduk mbrëmjen e 21 janarit, përderisa me të po udhëtonte Sala dhe piloti David Ibbotson. Policia Guernsey i kishte ndalur kërkimet tri ditë më vonë, më 24 janar, pasi që nuk kishin gjetur asgjë gjatë kërkimeve.

Më vonë kishte filluar një kërkim privat, i cili u mbështet nga donacionet private. Departamenti për Hetimet e Aksidenteve Ajrore kishte thënë se një trup kishte qenë i dukshëm në rrënojat e aeroplanit, i cili ishte në fund të detit afër ishullit Guernsey.

Pas disa përpjekjeve, trupi u nxjerr me sukses nga ato rrënoja dhe dje u konfirmua se është i lojtarit që sapo ishte transferuar në Premierligë te Cardiff City, Emiliano Sala. Pas këtij lajmi, rrjetet sociale janë vërshyer nga mesazhe pikëllimi dhe ngushëllimi.

“U prefsh në paqe, Emi”, shkruan Kylian Mbappe.

RIP EMI 🥺🥺🥺🥺🥺

— Kylian Mbappé (@KMbappe) February 7, 2019

“U prefsh në paqe Emiliano Sale. Jemi duke menduar për familjen në këtë kohë shumë të mërzitshme”, shkruan Benfica.

RIP Emiliano Sala. Our thoughts are with the family at this sad, sad time.

— SL Benfica (@slbenfica_en) February 7, 2019

“Nuk kam asnjë fjalë për ta përshkruar sa më ka mërzitur kjo gjë. Jam duke menduar dhe duke u lutur për familjen e tij dhe gjithashtu edhe për familjen e pilotit”, shkruan Mesut Ozil.

https://twitter.com/MesutOzil1088/status/1093660620552048641/photo/1?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1093660620552048641&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fsport%2Freagimet-e-yjeve-te-futbollit-pasi-sala-u-konfirmua-i-vdekur-624499%2F

“U prefsh në paqe”, shkruan Michy Batshuayi dhe Iker Casillas.

https://twitter.com/mbatshuayi/status/1093650803913572352/photo/1

https://twitter.com/IkerCasillas/status/1093661248338698241/photo/1

“La Liga dëshiron t’i shprehë ngushëllimet më të thella për familjen dhe shokët e Emiliano Salas. U prefsh në paqe”, shkruan La Liga.

#LaLiga would like to extend their sincerest condolences to the family and friends of Emiliano Sala. Rest in peace. pic.twitter.com/RaU7yaMzvG

— LALIGA English (@LaLigaEN) February 7, 2019

“Emiliano Sala (1990-2019), u prefsh në paqe”, shkruan Barcelona.

Emiliano Sala (1990-2019)
Rest in peace pic.twitter.com/w3F7kt1d5Z

— FC Barcelona (@FCBarcelona) February 7, 2019

“Jam tmerrësisht i pikëlluar. U prefsh në paqe, Emiliano. Ngushëllimet e mia për familjen dhe shoqërinë”, shkruan Sergio Aguero.

https://twitter.com/aguerosergiokun/status/1093667230057971712/photo/1?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1093667230057971712&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fsport%2Freagimet-e-yjeve-te-futbollit-pasi-sala-u-konfirmua-i-vdekur-624499%2F