Burime të Gazetës Sinjali brenda QKMF-së në Podujevë kanë bërë të ditur se janë shëruar edhe 14 persona nga koronavirusi në këtë komunë.
Sipas të njëjtit burim, rezultatet për këta 14 persona do të publikohen gjatë ditës së sotme nga IKSHPK-ja.
“Sot janë shpallë edhe 14 raste të shëruar, sot pas orës 15:00 dalin”
Zyrtarisht në Podujevë janë 77 persona të prekur me koronavirus.







