Lajmi i hidhur për Kosovën, Muric lëndohet rëndë

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Arijanet Muric ka pësuar një lëndim muskulor në ndeshjen e fundit që ka zhvilluar për Gironën.

Klubi spanjoll ka njoftuar se Muric ka pësuar lëndim në miqësoren e fundit që ka zhvilluar dhe do të mungojë rreth 3 javë.

Muric këtë sezon është transferuar në klubin spanjoll në formë të huazimit nga Manchester City.

Numri një i Kosovës nëse nuk arrin të rikuperohet, atëherë do të mungojë në ndeshjet e nëntorit të kombëtares.