(I plotësuar) Numri i viktimave ka shkuar në 13
Numri i viktimave ka arritur në 13, ndërsa rreth 40 persona të tjerë janë shtruar në Spitalet e shkupit pas lëndimeve që kabnë marrë nga aksidenti në autostradën Shkup-Tetovë.
Këtë e konfirmoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në konferencën e parë për media pas aksidentit. Shkaqet ndonëse nuk dihen akoma, por raportohet se autobusi i kompanisë Durmo Turs, në fshatin Llaskarcë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur.
(I plotësuar) Policia ka filluar ekspertizën për të konfirmuar shkaqet. Autobusi ka qarkulluar nga Shkupi për në Tetovë dhe në afërsi të fshatit Llaskarcë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në hendek. Ky raportohet të jetë shkaku i viktimave.
Banorët e fshati Llaskarcë dhe fshatrave tjera përreth kanë dalë në vendngjarje dhe kanë ofruar ndihmë të jashtëzakonshme.

(I plotësuar) Numri i viktimave ka arritur në 6, ndërsa më shumë se 20 persona janë dërguar në spitalet e Shkupit. Shkaqet ndonëse nuk dihen akoma, por raportohet se autobusi i kompanisë Durmo Turs, në fshatin Llaskarcë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur, duke lënë kështu 8 viktima dhe shumë persona të lënduar.
“Momentalisht jemi duke i koordinuar aktivitete. Ekipet e policisë dhe ata të shëndetit publik kanë qenë të koordinuar, përfshi edhe zjarrfikësit, për fat të keq janë 8 viktima”, deklaroi Agim Nuhiu, zv ministër i brendshëm.

(I plotësuar) Tragjedia në autostradën Shkup-Tetovë, deri tani 7 të vdekur (VIDEO)
Jozyrtarisht mediat flasin se deri më tani kanë ngelur 7 të vdekur dhe dhjetëra të lënduar si pasojë e aksidentit në autostradën Shkup- Tetovë, ndonëse bilansi mund të jetë edhe më i madh.
Udhëtarët të cilët janë në gjendje kritike janë dërguar në spitalin shtetëror të Shkupit “Nënë Tereza” dhe në spitalin ushtarak “8 Shtatori” dhe disa udhëtarë janë dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës.
Autobusi i kompanisë “Durmo Tours” ka qenë duke udhëtuar në relacionin Shkup-Gostivar.
https://www.facebook.com/Almakos1/videos/2125790714156723/?t=0
LAJMI I FUNDIT: 6 të vdekur në aksidentin në autostradën Shkup-Tetovë
(I plotësuar) – Ekipet mjekësore tashmë kanë arritur të transportojnë shumicën e të lënduarëve në aksidentin në autostradën Shkup-Tetovë.
Sipas informatave zyrtare nga gazetari ynë në teren, numri i viktimave ka arritur në gjashtë.
Udhëtarët të cilët janë në gjendje kritike janë dërguar në spitalin shtetëror të Shkupit “Nënë Tereza” dhe në spitalin ushtarak “8 Shtatori”.

Tri viktima dhe mbi 20 të lënduar në autostradën Shkup-Tetovë
Ekipi i televizionit Alsat jozyrtarisht mëson për tri viktima si pasojë e aksidentit në autostradën Shkup- Tetovë, ndonëse bilansi mund të jetë edhe më i madh.
Ndërkaq personat e lënduar po transportohen në Qendrën Klinike në Shkup dhe në spitalin 88 shtatori në Shkup.
Lexoni edhe: Pamje nga vendi ku u rrokullis autobusi në autostradën Shkup-Tetovë (VIDEO)







