LAJMI I FUNDIT: Zemaj në terren, i mbyll plot lokale në Prishtinë, nuk respektuan masat FOTO

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj sapo ka bërë të ditur se sonte bashkë me Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin, i kanë mbyllur disa kafiteri në rrugën “Rexhep Luci”, në “Rrugën B”, te “Kafet e Vogla” dhe te “Kafet e rakisë” që shkelnin rregullat- grumbullim i madh në hapësirë të vogël, në kundërshtim me masat anti covid.

“Respektimi i masave anti covid, është obligim për të gjithë qytetarët dhe për të gjitha bizneset private ku mund të ekzistoj rreziku i përhapjes së virusit vdekjeprurës. Shifrat e frikshme në tërë Evropën dhe rekomandimet e institucioneve tona, ka mobilizuar organet për zbatimin e masave anti covid. Kushdo që shkel masat anti covid, do të përballet me sanksione dhe pasojat e shkeljes së këtyre rregullave!”, ka shkruar Zemaj. /Ballkani.info/

https://www.facebook.com/zemajarmend/posts/3495190097194512