LAJMI I FUNDIT: VV-ja i dërgon ofertë me zarf LDK-së, i kërkon që ta pranojë

Lëvizja Vetëvendosje ka dërguar një zarf në adresë të LDK-së ku i kërkohet që të pranojë ofertën e tyre, thënë shkurt për të vazhduar me presion për të pranuar ofertën ose të hapet rrugë zgjedhjeve.

Mësohet se kjo është hera e fundit që VV-ja i dërgon ofertë LDK-së.

Këtë zarf e ka sjell asistentja e LVV-së, Marigona Berisha.