Zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq deklaroi se pjesëtarët e Njësisë Speciale Antiterroriste likuiduan Sasha Milosavljeviqin në Jagodinë, i cili pasdite vrau një person dhe plagosi rëndë një tjetër dhe qëlloi ndaj SAJ-it (Forcat Speciale) gjatë një tentative arrestimi, transmeton Ballkani.info.

“Anëtarët e Njësisë Speciale Antiterroriste likuiduan Sasha Milosavljeviqin (1977) në Jagodinë, i cili pasdite vrau një person dhe plagosi rëndë një tjetër”, tha Daçiq.

Vrasësi qëlloi në SAJ gjatë tentativës së arrestimit, pas së cilës u vra, tha Daçiq.

Janë publikuar fotot e mjetit SAJ ndaj të cilit vrasësi ka qëlluar dhe më pas është vrarë. /Ballkani.info/