doza e trete

LAJMI I FUNDIT: Vitia paralajmëron dozën e tretë të vaksinave anti-COVID në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka paralajmëruar se në Kosovë mund të nisë procedura për dozën e tretë të vaksinës anti-COVID.

Duke thënë se ende s’është qartësuar nëse do të jetë e nevojshme edhe kjo dozë, Vitia në konferencën për media pas mbledhjes së Qeverisë, e ka quajtur serioze dhe të ndjeshme situatën aktuale me COVID-19.

“Ky virus do të na shoqërojë edhe për një kohë të gjatë. Kemi parë se përkundër vaksinimit masiv në disa vende, efekti i mbrojtjes është diku 7-8 muaj edhe pse s’ka studime të qëndrueshme në këtë drejtim. Andaj ne jemi bërë gati për të negociuar e siguruar edhe dozën e tretë që ta kemi në kohë të gatshme, nëse paraqitet nevoja”, ka deklaruar ai.