LAJMI I FUNDIT: Viktimat e aksidentit tragjik në Marmor janë nga fshati Ponesh dhe Vërbicë e Gjilanit

Tre persona kanë ndërruar jetë dhe katër person janë lënduar në aksidentin ku është përfshirë edhe eskorta e ambasadores turke në Kosovë, Kivilcim Kiliç.

“Në ora 18:25 kemi pranuar informatën nga QKUK, se ka ndërruar jetë një nga personat e lënduar ne aksidentin qe ndodhi sonte ne fshatin Mramor”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Florie Ahmeti.

“Rreth ores 17:00 ne magjistralen Prishtine – Gjilan, saktesisht me fshatin Mramor, ka ndodhur nje aksident trafiku ku janë perfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit lendime trupore kanë pësuar 6 persona. Dy prej te cileve në vendin e ngjarjes kanë ndërruar jetë. Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje, ndërkohë që 4 personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor”, tha Ahmeti.

Më pas, në QKUK ka ndërruar jetë edhe personi i tretë.

Ballkani.info merr vesh se viktimat janë një i ri dhe dy gra më të moshuara. Ata janë nga fshatin Ponesh dhe Vërbicë e Gjilanit.

Në këtë aksident është përfshirë edhe eskorta e ambasadores turke në Kosovë, Kivilcim Kiliç. Mësohet se edhe ambasadorja ka marrë lëndime trupore dhe po trajtohet në QKUK. /Ballkani.info/