LAJMI I FUNDIT: Vetëplagoset me armë zjarri një 13 vjeçar në Gjakovë, është në gjendje të rëndë

Një 13 vjeçar është vet plagosur sot me një armë zjarri në komunën e Gjakovës.

I njëjti është trajtuar në emergjencën e Spitalit Rajonal ” Isa Grezda”, por për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore është dërguar në QKUK në Prishtinë.

Kështu ka konfirmuar për IndeksOnline zëdhënësi i PK-së në rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

“Sot më datën 02.11.2021 rreth orës 15:33 kemi pranuar një informatë se ne emergjencën e Spitalit Rajonal ” Isa Grezda” një person i moshes 13 vjeçare ka kërkuar tretman mjekësor. Patrulla ju ka përgjigjur informatës dhe me te arritur ne spital ka kuptuar se gjendja shëndetësore e tij eshte e renduar dhe i njejti eshte derguar për trajtim te mëtutjeshme ne Prishtine. Sipas informatave fillestare dyshohet se viktima eshte vetë-plagosur me armë zjarri. Të gjitha njësitet relevante policore ju kane përgjigjur rastit”, tha ai.

Gjurkaj pohoi se po vazhdojnë hetimet për këtë rast.