Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar se ka ndërruar jetë pas një aksidenti tragjik ish ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Trupave të Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, Liman Musliu, zyrtar civil në Shtabin e Përgjithshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari shpreh ngushëllime familjes, miqve, shokëve, bashkëluftëtarëve e bashkëpunëtorëve në FSK, duke vlerësuar lartë kontributin dhe shërbimin e ti me nder dhe dinjitet në të gjitha periudhat për atdheun!

Për varrimin dhe homazhet do të njoftoheni me kohë.