LAJMI I FUNDIT! Varianti i koronavirusit mbërrin edhe në Ballkan

Mutacioni i rrezikshëm i COVID-19, ka arritur edhe në Greqi.

Lajmi bëhet publik nga burime qeveritare, të cilat pohuan se 4 nga 6 raste të dyshuara kanë mbërritur në Athinë nga Britania e Madhe mbrëmjen e së mërkurës së kaluar.

Këto raste janë diagnostikuar pozitivë gjatë marrjes së rapid test në momentin e mbërritjes në aeroportin Elefterios Venizelos të Athinës ,janë dërguar në hotel karantine nën masa të izolimit total.

Në vazhdim të katër udhëtarët e fluturimit nga Londra në Athinë të së mërkurës, është kryer edhe testi PCR, rezultatet e të cilëve kanë konfirmuar mutacionin më agresiv të virusit, të zbuluar rishtazi në Angli.

Autoritetet Greke janë vënë në alarm dhe kanë nisur gjurmimin e kontakteve të 4 udhëtarëve, ndërsa janë marrë masa shtesë për dezinfektimin e ambienteve në të të cilin kanë qëndruar ata në aeroport para dhe pas marrjes së kampionëve të Rapid Test.

Sipas mediave Greke, kjo ka qenë edhe arsyeja që e detyroi qeverinë greke të vendosin me urgjencë një mbyllje të rreptë nga data 3-11 janar, me qëllim kufizimin sa më shumë mundet të përhapjes së këtij mutacioni të virusit vrastar, njofton TCH.