LAJMI I FUNDIT: Ushtria serbe niset drejt kufirit me Kosovën, MIG 29 fluturon mbi Novi Pazar

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot në mëngjes, pas nisjes së aksionit të njësive speciale të Policisë së Kosovës në veri, si komandant suprem ka urdhëruar gatishmëri të plotë ushtarake të njësive ushtarake serbe.

“Në rast se vije deri tek cenimi i jetërave të njerëzve në veri të Kosovës, ushtria jonë do ta mbrojë popullin tonë atje”, ka thënë Vuçiq.

Në anën tjetër, nga kazerma e Ushtrisë së Serbisë në Kralevë, pak para orës 14 ka nisur dalja e kolonës së automjeteve ushtarake të pajisuara me armatim të rëndë, raportojnë mediat serbe, transmeton Ballkani.info.

“Kolona, me siguri, është nisur në drejtim të Rashkës”, raprton tanjug. Në drejtim të Rashkës i bie drejt kufirit me Kosovën.

Në kazermë, siç mëson Tanjug, pak para daljës së forcave serbe, kishte shkuar ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vuçiq.

Po ashtu raportohet se një aeroplan ushtarak serb MIG 29 ka fluturuar mbi Novi Pazar dhe ka shkuar në drejtim të kufirit me Kosovën. /Ballkani.info/