Ka nisur aplikimi për tërheqjën e 10 përqindëshit, derisa fillimisht u shfaqën disa probleme teknike.
Ballkani.info ka kontaktuar me zëdhënësin e Trustit, Jeton Demin, i cili u shpreh se ndërrimi i faqës u bë për arsye sigurie dhe premtoi se gjithçka është e sigurt.
“Ndryshimi i faqës ka ndodhur për arsye që uebi i proklamuar ka rënë fillimisht, siguria është e garantuar, derisa ftohen qytetarët të ndjekin udhëzimet që jep faqja zyrtare e trustit në facebook”, tha Demi për Ballkani.info







