LAJMI I FUNDIT| Theren me thikë tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës në Prizren

Tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës të Njësisë së Reagimit të Shpejtë janë therur me thikë në Prizren.

Rastin e ka konfirmuar, togeri i Policisë së Kosovës në Prizren, Shaqir Bytyqi.

Ai tha më tej se polici që ka marrë lëndime më të rënda është transportuar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

“Para orës 17:00 në lagjen ‘Dardania’, familjarët kanë kërkuar ndihmën e Policisë për shkak se djali i tyre, tashmë i dyshuari, nuk ka pranuar që të marrë ilaçet, pasi është me të meta psikike dhe merr trajtim të herë pas hershëm. Ka ardhë patrulla e Policisë dhe kanë tentuar që me e bë të mundshme marrjen e injeksioneve, por i njëjti ka qenë i dhunshëm me ç’rast ka nxjerrë thikën dhe ka tentuar të sulmojë patrullën policore. Ata kanë thirr NJRSH dhe pasi që kanë ardhë NJRSH, edhe ata i ka sulmuar me thikë dhe tre prej zyrtarëve të NJRSH-së, janë lënduar”, tha Bytyqi.

Bytyqi tha më tej se i dyshuari është arrestuar dhe tashmë ndodhet në stacion të Policisë ku pritet të intervistohet.

“Të tretë janë jashtë rrezikut për jetë, por njëri nga ta ka lëndime pak më të rënda dhe është dërguar për Prishtinë në QKUK, njëri është në spital në Prizren dhe njëri është liruar për në shtëpi. I dyshuari është arrestuar dhe është në stacion policor. Jemi në koordinim me prokurorin për procedura tjera”, tha ai.