LAJMI I FUNDIT: Thaçi në takim me Haradinajn, paraprakisht u takua me Isa Mustafën

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj po zhvillon një takim me presidentin e vendit, Hashim Thaçi.

Takimi ndërmjet Thaçit e Haradinajt  nuk është paralajmëruar.

Ndërkohë, Ekonomia Online mëson se Thaçi ka mbajtur takim edhe me kreun e LDK-së Isa Mustafa, ku ky i fundit siç shihet edhe nga fotografitë është parë teksa del nga Kuvendi në drejtim të Qeverisë.