LAJMI I FUNDIT! Tërmet i fuqishëm në Turqi

Mëngjesin e kësaj të diele një tërmet i fortë ka tronditur Turqinë Lindore.

Qendra Evropiane e Tërmeteve raporton se tërmeti ka qenë me magnitudë 5.3 i shkallës Rihter dhe një thellësi prej 2 km.

Deri më tani nuk raportohet për viktima, por lëkundjet e forta të tokës kanë shkaktuar panik tek qytetarët.