LAJMI I FUNDIT

LAJMI I FUNDIT | Të shtëna në veri të Mitrovicës, policia i kundërpërgjigjet me armë një sulmi me veturë

Në afërsi të Fakultetit Ekonomik në Mitrovicën e Veriut sot rreth mesditës, pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë përdorur armë automatike.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka thënë se patrulla policore ka tentuar të ndalojë një person që dyshohej se kishte lëndë narkotike në veturë.

“I dyshuari ka goditur një veturë të policisë dhe një polic. Pati të shtëna. Nuk ka pasur të lënduar apo të arrestuar nga këto të shtëna, policia e ka sekuestruar veturën e të dyshuarit”, ka thënë Elshani, shkruan Ballkani.info.

Në këto momente rastin po e hetojnë pjesëtarët e Policisë së Kosovës, ku disa predha kanë përfunduar në fasadat e objekteve përreth.

Me këtë rast janë lënduar dy policë. /Ballkani.info/

BONUS VIDEO: Kosova po vazhdon të armatoset, në radhë janë anti-tankët e fuqishëm, Javelinët amerikanë