Të rinjtë e arrestuar u vendosën në arrest shtëpiak
Sipas informacioneve të pa konfirmuara ende zyrtarisht, të katër të rinjve të arrestuar u është caktuar masa e arrestit shtëpiak, transmeton Ballkani.info.
Këto pretendime ia kanë paraqitur KoSSev disa prindër të këtyre të rinjve, të cilët janë në pritje të një vendimi zyrtar para gjykatës.
Vendimi, thonë ata, aktualisht është duke u përkthyer nga shqip në serbisht.
Këta të rinj do të dërgohen në shtëpi të shoqëruar nga policia.
Qytetarët që kanë protestuar që nga mëngjesi para stacionit policor, gjegjësisht godinës së gjykatës në Mitrovicën e Veriut, tani po tërhiqen nga ky lokacion.
Aty kanë mbetur vetëm familjarët e të rinjve të arrestuar, si mediat.
Katër serbët e rinj u arrestuan dy ditë më parë pasi që nuk iu binden urdhrave të Policisë së Kosovës në pjesën veriore të Mitrovicës. /Ballkani.info/







