Tragjedia

LAJMI I FUNDIT: Suspendohen katër zyrtarë policorë në Gjilan lidhur me tragjedinë

Komandanti i stacionit policor në Gjilan, Alban Ramushi, zëvendës komandanti Naser Rrahmani, shefi i operativës së stacionit policor, Nijazi Kolgeci dhe një zyrtar i stafit civil, janë përjashtuar për 72 orë pas tragjedisë që të martën ndodhi në Gjilan.

Pas rekomandimit të Inspektoratit Policor të Kosovës drejtuar Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës, kolonelja Elmina Mahmuti mori vendimin për suspendimin e katër pjesëtarëve të PK-së, ka bërë të ditur zyra për informim e Policisë në Gjilan.