Lajmi i fundit: Sot pritet të vijnë në Kosovë edhe 53.200 vaksina antiCOVID

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se sot në Kosovë pritet të vijnë edhe 53.200 vaksina antiCOVID.

Kurti përmes një video mesazhi i ka bërë thirrje qytetarëve për vaksinim.

“Sot do të gjashtëfishkohet numri i inspektorëve, duke shtuar edhe 85 tjerë. Njësitë përgjegjëse janë në terren. E kemi rritur numrin e shtretërve në mbi 1600. Oksigjenimi qendror është shtrirë në spitalet rajonale. E sot pritet të vijnë edhe 53.200 vaksina. Prandaj i dashur qytetarë merre vaksinën, mbaje maskën, distanën e higjienën. Bashkë ia dalim”, ka thënë Kurti.

Një ditë më parë është mbledhur edhe Këshilli i Sigurisë Komëbtare për shkak të situatës së rënduar me pandeminë.