LAJMI I FUNDIT: Shpërthen zjarr i madh në Zllakuqan të Klinës (VIDEO)

Një zjarr i madh ka shpërthyer sonte në fshatin Zllakuqan të Klinës.

Ballkani.info merr vesh se janë diku 5-6 hektarë shkurre që sonte janë përfshirë nga zjarrin.

Lajmin për Ballkani.info e kanë konfirmuar edhe zjarrëfikësit në Klinë.

“Janë 5-6 hektarë shkurrë, bari i thatë. Zjarri është vënë nën kontroll”, kanë thënë nga qendra e zjarrëfikësve në Klinë.

Sipas tyre, nuk ka rrezik tash për tash.