LAJMI I FUNDIT: Shpërthen granata në një fshat të Podujevës, tre të plagosur

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot rreth orës 14:00 janë njoftuar për një rast shpërthimi në një shtëpi në fshatin Kerrpimeh të Podujevës.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti ka bërë të ditur për Ballkani.info se njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku bazuar në hetimin fillestar dyshohet se nga një mjet shpërthyes, dyshohet për grantë dore, janë lënduar tre persona.

“Ata janë dërguar për trajtim mjekësor. Për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti janë duke punuar njësitet përkatëse në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit i cili po ashtu ndodhet në vendin e ngjarjes”, ka thënë Ahmeti. /Ballkani.info/